Trajneri i Interit, Luciano Splletti, shprezon që Lionel Messi mos të luajë ndaj skuadrës së tij të martën mbrëma në Ligën e Kampionëve.
Argjentinasi ka udhëtuar me skuadrën në Milano, por ende nuk ka marrë dritën e gjelbër nga mjekët e skuadrës për të luajtur.
“Shpresoj që ai mos të luajë”, ka thënë Spalletti i cituar nga Diario AS.
“Ai e shndërron Barcelonën në një forcë spektakolare kur është pjesë e skuadrës, pra preferoj që ai mos të luajë”.
“Stili i tyre i lojës? Ata kanë idetë e njëjta për shumë vite, posedimi i topit dhe kjo është model për lojtarët që nënshkruajnë”.
“Përgatitura e tyre para ndeshjes ishte e çuditshme, ata dolën në fushë dhjetë minuta para ndeshjes dhe nuk kishte fitnes brenda stadiumit për të bërë ushtrime”.
“Disa nga lojtarët e mi thanë se lojtarët e tyre morën fëmijët e tyre nga shkolla para ndeshjes”.
“Nëse ne përgatitemi për ndeshje në atë mënyrë, do të kishim humbur 18-0”, ka shtuar Spalletti. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=reyq8Akf76I