Trajneri i Interit, Luciano Spalletti ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes derbi ndaj Juventusit që njihet ndryshe si ‘Derby d’Italia’ dhe që zhvillohet në Allianz Stadium të Torinos në mbrëmjen e së shtunës.
Interi ndeshet me Juven në derbin e Italisë të shtunën mbrëma, me Nerazzurrët që shkojnë drejt Torinos me dy pikë më shumë se ndjekësit e tyre dhe Spalletti e bëri të qartë se vetëm një fitore do të bënte që skuadra e tij të mbante shpresat për fitimin e titullit të parë pas tetë viteve.
“Tani kemi një identitet të saktë dhe e dimë se ne mund të konkurrojmë në këto nivele”, ka thënë fillimisht Spalletti në konferencën për shtyp para derbit ndaj Juventusit.
“Për të arritur objektivat tona, do të kemi nevojë për shumë pikë dhe çdo lojë duhet të jetë një mundësi për të marrë më shumë. Kjo është arsyeja pse ne do të shkojmë në Torino për të fituar”.
“Ne nuk po luajmë kundër një skuadre të tretë në tabelë, por një që ka arritur në finalen e Ligës së Kampionëve dy herë në vitet e fundit”.
“Ne do të duhet të tregojmë karakterin e duhur nga topi i parë, gjithashtu sepse Allegri është një nga më të mirët në ndryshimin e fytyrës së ekipit të tij gjatë një ndeshjeje”.
“Ne duhet të jemi të mirë duke u përgjigjur gjithmonë me lëvizjen e duhur dhe duke luajtur me qëndrimin e duhur”.
“Megjithatë, në fund të fundit, ky është Derby d’Italia, me të gjitha përgjegjësitë që ajo përfshin, por ne nuk duhet të nxjerrim sa më shumë nga kjo ndeshje”.
Spalletti ka folur edhe për mesfushorët Brozovic, Vecino dhe Borja Valero, por ka hezituar të tregojë se me cilët do të startojë, pasi sipas tij të gjithë janë titullar.
Në fund, trajneri italian u pyet se cilin futbollistë do ta merrte nga Juve, por përgjigja e tij krijoi të qeshura duke thënë se do ta merrte Allegrin, pasi i mjaftojnë futbollistët e tij dhe nuk ka nevojë për tjerë shtesë. /Telegrafi/