Luciano Spalletti mendon se Milani dhe Interi e respektuan ‘Derby della Madonnina’ që përfundoi me fitoren e skuadrës së tij.
Nerazzurrët fituan me rezultat 3-2 për t’u ngritur në tabelë, ndërsa trajneri e ka lëvduar në veçanti Lautaro Martinezin për paraqitjen në këtë ndeshje.
Gjatë intervistës për Sky Sport Italia, Spalletti është pyetur se a luan Interi më mirë pa Mauro Icardin, por ai është e ka shmangur këtë pyetje.
“Duhet t’i themi të lumtë Lautaros për penalltinë, të lumtë Perisicit për vrapimet, u lumtë të gjithëve për atë që bënë. Ju lumtë, ju lumtë të gjithëve në zhveshtore”.
“Po ashtu, iu them u lumtë tifozëve, sepse ata e bënë skuadrën të kuptojë se janë pas nesh në secilin moment të vështirë. Faleminderit të gjithëve”, ka thënë trajneri i Interit pas ndeshjes. /Telegrafi/