Ish- trajneri i Interit , Luciano Spalletti, ka thënë se ende nuk ka dëgjuar nga ndonjë klub i interesuar.
Spalletti u shkarkua nga drejtuesit e Interit dhe zëvendësua nga Antonio Conte në stolin e tyre muajin e kaluar.
Nga ajo kohë, trajneri italian nuk ka dhënë ndonjë deklaratë në lidhje me largimin dhe të ardhmen e tij, deri më tani.
“Jam i nderuar që kam pasur mundësinë për të trajnuar Interin”, ka thënë fillimisht Spalletti.
“E çmoj shumë për gjithë kohën që kemi kaluar së bashku. Në përpjekjen për të ndërtuar, klubi donte role të rëndësishme të mbushura nga njerëz të caktuar”.
“Është një skuadër e shkëlqyer me tifozë të mrekullueshëm, por e kuptoni me të vërtetë këtë vetëm kur jetoni në atë atmosferë, pasi ju duhet t’u përgjigjeni këtyre mbështetësve”.
I pyetur për kthimin në menaxhment, ai shtoi: “Nuk mund të them. Nuk mendoj se ndonjë klub ka menduar me të vërtetë për mua”, përfundoi italiani. /Telegrafi/