Site icon Telegrafi

Spalletti kërkon goditje dyshe, Chiesa e Dembele të pëlqyerit

Trajneri i Interit, Luciano Spalletti po e shtyn klubin të nënshkruajë me Federico Chiesan e Fiorentinës dhe Moussa Dembelen e Tottenham Hotspur.

Nerazzurrët kanë fituar kualifikimin për sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve dhe tashmë kanë nënshkruar me Lautaro Martinez, Stefan de Vrij dhe Kwadwo Asamoah.

Sipas mediumit italian Gazzetta dello Sport, trajneri Spalletti dëshiron të paktën edhe dy lojtarë të kalibrit të lartë, edhe pse ata duhet të vijnë pas 30 qershorit, data me të cilën klubi duhet të përmbushë objektivat e Fair Play Finaciarit.

Lexo po ashtu Candreva drejt Fiorentinës, Chiesa në Inter

Spalletti preferon një sulmues të ri si vendimtar dhe thuhet të jetë “i çmenduri” i Fiorentinës Chiesa, të cilën ai e sheh si një nga yjet e ardhshëm të futbollit italian.

Chiesa llogaritet si talenti i momentit të Itali (Getty Images)

Një marrëveshje do të jetë e pamundur nëse Viola do të qëndrojë në vlerësimin e tyre prej 60 milionë euro, por Interi do të përpiqet të nënshkruajë me atë.

Interi mund të ofrojë futbollin e Ligës së Kampionëve dhe të garantojë shumë kohë të luajturit kështu që ata shpresojnë se vullneti i Chiesas mund të lëkundë gjërat në favor të tyre.

Dembele do t’i jepte një dimension kreativ mesfushës së Interit (Getty Images)

Spalletti gjithashtu dëshiron një lojtar të kalimtarit të lartë në mesfushë dhe ka vendosur shikimin e tij në belgun Dembele të Tottenham Hotspur.

Edhe këtu, transferimi do të jetë i vështirë, pasi Napoli është gjithashtu i interesuar për reprezentuesin belg dhe Spurs mund të mos dëshirojnë ta shesin. /Telegrafi/

Dy formacionet e mundshme sipas GDS: 

Exit mobile version