Telegrafi

Spalletti i kënaqur përkundër dështimit të Icardit për të shënuar

Dështimi për të shënuar i Mauro Icardit nuk ja ka prishur disponimin trajnerit, Luciano Spalletti, pas barazimit pa gola ndaj Milanit.

Një paraqitje e pazakontë e Mauro Icardit e shfaqi argjentinasin duke humbur raste të pastra, që do ta çonin Interin në vendin e tretë.

“Mund të ndodhë që edhe ai të gabojë”.

“Është pak zhgënjyese sepse ai ka mundur të na i sigurojë ato tri pikë”.

“Unë kritikoj shpesh ekipin, madje edhe kur morëm shumë pikë në fillim të sezonit. Më duhet të them se kjo është një skuadër solide”.

“Kam besim për të ardhmen dhe jam vërtet i kënaqur se si djemt luajtën”.

“Ne kemi mundur ta largojmë Milanin nga gara me fitore, por jam shumë i kënaqur me mënyrën si luajtëm. Një gol aty ose këtu nuk e ndërpren rrugën tonë”, deklaroi Spalletti. /Telegrafi/