Telegrafi

Spalletti: Jam i lumtur që një lojtar si Modric do të dëshironte ta veshë fanellën Interit

Luka Modric (Foto: Getty Images)

Luciano Spalletti është shprehur i kënaqur që Luka Modric, siç ka thënë, dëshiron t’i bashkohet Interit, mirëpo nuk mendon se Real Madridi do ta lejojë largimin e tij.

Mediat italiane vazhdojnë të spekulojnë se mesfushori kroat është duke kërkuar që ta vazhdojë karrierën në Serie A.

Luka Modric (Foto: Getty Images)

Nga ana tjetër, AS dhe Marca raportojnë se 32-vjeçari do të qëndrojë në Santiago Bernabeu, ku do të nënshkruajë kontratë të re dhe të përmirësuar me Los Blancos.

Trajneri i Nerazzurrëve ka pohuar se mesfushori ka shprehur dëshirë të luajë në Giuseppe Meazza, porse kjo gjë vështirë se mund të realizohet.

“Nuk e di se çfarë do të ndodhë, por jam i lumtur që dikush si Modric, i cili e ka fituar Ligën e Kampionëve dhe ka luajtur në finale të Kampionatit Botëror, ka dashur të na bashkohet neve”.

Luka Modric (Foto: Getty Images)

“Fakti se ai do të dëshironte ta veshë fanellën e Interit, më mbush me kënaqsi. Mendoj se është vështirë t’i marrësh lojtarët si ai, ndërsa klubi ka vepruar mirë duke shprehur interesim rreth tij”.

“Nuk mendoj se do të vijë, sepse Real Madridi akoma llogarit në një lojtar aq të talentuar. Ne jemi një skuadër e fortë dhe nëse Modric do të na bashkohej, do të ishim shumë të fortë”, ka deklaruar Spalletti për Sky Sport Italia. /Telegrafi/