Trajneri i Interit, Luciano Spalletti, e ka vlerësuar lart paraqitjen e Mauro Icardit, por thotë se fitorja erdhi nga paraqitja e mirë ekipore.
Tekniku italian foli edhe për zëvendësimin e Yuto Nagatomo me Davide Santon, duke thënë se e bëri për të gjetur balancin e skuadrës.
“Interi ka gjetur identitetin e tij dhe sonte kemi luajtur si ekip i pjekur që e din të pres momentin e rëndësishëm, din ku dhe si të shkojë”, ka thënë Spalletti për Mediaset Premium.
“Icardi është kampion, por unë jam nga ata trajnerët që mendon se fitorja është meritë ekipore. I kemi japur pak hapësirë Atalantas”.
“Askush nuk i kishte shënuar Atalantas nga ndërprerjet, por Icardi e bëri, sepse ai si një grabitqar që i vërsulet presë së tij”.
“Jam i lumtur të shikoj Icardin të rikthyer dhe se mbajmë topin në fazën sulmuese. Kemi bërë disa ndryshime në formacion pasi duhet të gjenim balancin sa më shpejt dhe kjo ishte mënyra më e mirë”, ka shtuar italiani.
Vlen të theksohet se Mauro Icardi ka 13 gola këtë sezon. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=jhcc1bNPV8A