Interi duket se ka gjetur formën e mirë në Serie A, këtë herë skuadra nga qyteti i Milanos fitoi në udhëtim te SPAL-i me rezultat 1-2.
Dy golat për zikaltrit i shënoi Mauro Icardi (14’, 78’), kurse për vendasit shënoi Alberto Paloschi (72’).
Lojtari i ndeshjes padyshim ishte Icardi, por këtë herë duhet duartrokitur edhe paraqitja e Ivan Perisic.
Gjithashtu një nga më meritorët që skuadra e Luciano Spallettit arriti fitore është Samir Handanovic. Përveç sllovenit, paraqitje për t’u vlerësuar arritën të bëjnë edhe Sime Versaljko e Kwadwo Asamoah.
Ai që dëshpëroi me paraqitjen e tij ishte mbrojtësi brazilian, Joao Miranda.
Te SPAL-i lojtari me notën më të lartë është Paloschi, ndërsa në nivel ishin edhe Thiago Cionek, Mattia Valoti e Pasquale Schiattarella.
Notat e lojtarëve të SPAL-it:
Notat e lojtarëve të Interit: