Prokuroria e Posaçme SPAK ka nisur hetim pasuror për ish-deputetin e Partisë Socialiste të Shqipërisë, Alqi Bllako.
Institucioni i akuzës ka kërkuar informacion në bankat e nivelit të dytë për të verifikuar llogaritë bankare që mund të ketë Bllako.
Sipas burimeve pranë SPAK mësohet se shkresa për të verifikuar pasuritë e Bllakos janë dërguar edhe në institucionet e agjencitë e pronave, për të parë nëse ka pasuri në emër të ish deputetit dhe familjarëve të tij.
Hetim pasuror është duke u kryer edhe për ish-ministrin Lefter Koka. /Telegrafi/