Prokuroria Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka mbyllur hetimet për laboratorin e drogës më Frakull të Fierit, në posedim të familjes Çervanaku.
Pritet që SPAK, pas marrjes së qëndrimit të palëve nën akuzë, ti drejtohet Gjykatës me kërkesën e kalimit për gjykim të dosjes në ngarkim të ish-kryekomunarit, Viktor Çervenaku, vëllait të tij Zenel Çervenaku, djalit Denilson Çervinaku dhe të fejuarws së këtij të fundit Enxhi Ferhati, si dhe shtetasve Nikolin Gjolena që dyshohet të jetë koka e grupit, Klajdi Vrioni, Julian Malaj, Redion Meshi, Bledar Matoshi dhe Marildo Rona.
Burime pranë SPAK, konfirmojnë se hetimet në kuadër të këtij procedimi penal, ka dhënë indicie të forta për persona të tjerë të përfshirë në aktivitetin kriminal, por mbeten të rezervauara për emra dhe role. Kujtojmë se në oborrin e banesës së Viktor Cervanakut janë gjetur rreth 600 thasë me pleh kimik, ku pas ekspertizës rezultoi se kishte në përbërje rreth 485.5 kg kokainë e ardhur nga Kolumbia.
Droga u zbulua nga një aksion i mirë-organizuar nga SPAK, DEA dhe policia malazeze, pas një hetimi prej rreth 3 muajsh. Droga vinte nga Kolumbia, ndërsa në Shqipëri ajo përpunohej me destinacion tregun europian.
Dy përpunues kolumbian të saj arritën të arratiseshin dhe ende nuk janë kapur teksa kanë kaluar më shumë se 12 muaj nga operacioni.
Caktimin e shkallës së vlerësimit për kandidatët për prokuror në prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Të tetë kandidatët u vlerësuan nga Këshilli me kualifikim të lartë dhe me nga 7 pikë në lidhje me 2 vlerësimet e fundit profesionale.
Dita e intervistave me kandidatët u la dita e enjte datë 07 dhjetor 2023 duke filluar nga ora 9:00 ku procedura e prezantimit dhe pyetje- përgjigjeve do jetë jo më shumë se 30 minuta për çdo kandidat. /Telegrafi/