Telegrafi

SPAK kërkon 25 vite burg për Gjergj Cukalin, kreu i bandës së Myslym Shyrit

Prokuroria e Posaçme SPAK ka dhënë pretencën për bandën e të “fortit” të Myslym Shyrit në Tiranë, Gjergj Cukali.

Prokurorët e SPAK, Behar Dibra dhe Ened Nakuçi kërkuan dënimin e Gjergj Cukalit me 25 vite burgim, ndërkohë që për Blendi Dedën u kërkua 22 vite burg dhe 21 për Paris Prengën.

Ndërkohë që për të pennduarit e drejtësisë, Enver Jamaku dhe Ermond Jamaku, prokuroria kërkoi 8 vite burgim.

SPAK nisi hetimin për Gjergj Cukalin, pas deklarimeve të dëshmitarëve të bashkëpunëtorëve të drejtësisë, vëllezërve Enver dhe Edmond Jamaku.

Enver Jamaku tha se Cukali i ka premtuar 30 mijë euro në këmbim që t’i vendoste tritolin mjetit të biznesmenit Gjon Mema në Kamëz.

Nën akuzë u vendosën dhe pjesëtarë të tjerë të bandës së Cukalit, ku pas dëshmive të vëllezërve Jamaku u zbuluan një sërë krimesh të tjera në Tiranë, përfshirë dhe baza të armatosura. /Telegrafi/