Site icon Telegrafi

SPAK kërkon 1 vit e 8 muaj burg për ish-drejtorin e RTSH

Prokuroria e Posaçme SPAK ka kërkuar 1 vit e 8 muaj burg për ish-drejtorin e Radio-Televizionit Shqiptar Thoma Gëllçi.

Në seancë prokurorja Doloresa Musabelliu lexoi të gjitha shkeljet për tenderin e blerjeve të pajisjeve për kanalin RTSH Agro.

Ish-drejtori do gjykohet me gjykim të shkurtuar dhe nëse shpallet fajtor, ai përfiton 1/3 e dënimit. Ndaj Gëllçit, SPAK ka ngritur akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Thoma Gllëçi dhe tre zyrtarët e tjerë u arrestuan për abuzimin e një procedure prokurimi për TV Agro, me vlerë 86 milionë lekë [mbi 700 mijë euro].

Lexo po ashtu Arrestohet ish-drejtori i RTSH-së, Thoma Gëllçi, dyshohet se shpalli tender pa lejen e bordit

Ish-drejtori i RTSH u arrestua disa muaj më parë, pasi bashkë me tre punonjës akuzohen për pabarazi në tenderë dhe abuzim me detyrën në kohë kur Gëllçi ishte në detyrë.

Shkelja bën fjalë për një tender të vitit 2018 me fond prej 86 milionë lekësh për blerjen e pajisjeve për kanalin RTSH Agro, ku tre anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Alban Malaveci, Ervin Muraj dhe Julian Tapia akuzohen për shkelje të barazisë në tenderë.

Nga hetimet gjithashtu ka rezultuar se Thoma Gëllçi si ish-drejtori i Përgjithshëm i Radion Televizionit Shqiptar ka kryer shkelje ligjore në këtë procedurë prokurimi dhe akuzohet për shpërdorim detyre. /Euronews Albania/

Exit mobile version