Prokuroria e Posaçme SPAK jep pretencen për kryebashkiakun socialist të Rrogozhinës Edison Memolla.
Prokurori Edvin Kondili kërkon për zyrtarin e lartë , denimin me 1 vit burgim, për akuzen e korrupsionit aktiv në zgjedhje kryer në bashkëpunim.
Si dënim plotesues u kërkua dhe heqja e së drejtës për të ushtruar funksione publike për një periudhë 5-vjeçare.
Seanca e rradhës ku pritet të bëhet mbrojtja dhe shpallja e vendimit u la për me 10 janar.
Kujtojmë se kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla akuzohet nga SPAK se bashkë me tre persona të tjerë ka kryer korrupsion aktiv në zgjedhjet e 6 marsit 2022.
Sipas SPAK në zgjedhjet e parakohshme të 6 marsit, Memolla në cilësinë e kandidatit për kryetar bashkie, ndikoi tek i pandehuri tjetër Blerim Xhamani me detyrë elektriçist pranë FSHU Durrës, dega Rrogozhinë, për të mos i ndërprerë energjinë elektrike një abonenti debitor, me qëllim që ai të votonte në favor të tij.