Telegrafi

SPAK dorëzon kërkesë në Ministrinë e Drejtësisë për ekstradimin e Durim Bamit

Ditën e djeshme Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka dorëzuar kërkesë në Ministrinë e Drejtësisë për ekstradimin e Durim Bamit nga Dubai drejt Shqipërisë.

Kjo kërkesë e SPAK vjen pak ditë pasi Bami u ndalua në Dubai, lidhur me akuzat që rëndojnë kundër tij pas ‘zbërthimit’ të bisedave në aplikacionin Sky Ecc.

Durim Bami dyshohet të jetë një nga krerët kryesorë të grupeve kriminale në Shqipëri, që sipas bisedave, për ‘kokën’ e tij përllogaritet të paguheshin deri në 1 milionë dollarë.

Ishin disa grupe kriminale që nga Shkodra e deri në Vlorë që ishin bashkuar për eliminimin e Bamit, mes të cilëve grupi i Ervis Martinajt, Emiljano Shullazit, Avdylajve, etj, por pa rezultat. /Telegrafi/