Site icon Telegrafi

Spahiu zbulon ditën kur do të shfaqet filmi “Distant Angels” (Foto/Video)

Fatmir Spahiu ka zbuluar kohën kur do të shfaqet për herë të parë filmi “Distant Angels”.

Filmi është bashkëprodhim kosovaro-shqiptaro-italian, ndërsa aktori shqiptar është producent i filmit.

“Premiera kombëtare e filmit #distantangels të regjisorit Gjergj Xhuvani më 19 shkurt në Kino Abc në Prishtinë! Dhe më 20 shkurt në kinemanë në Prizren! Në dyja kinematë filmi do të qëndroj për një javë!”, ka shkruar në Instagram, Spahiu.

Ndryshe, aktori ka filluar tashmë një emision në televizionin publik të RTK-së, të titulluar “Natën”. /Telegrafi/

Exit mobile version