Telegrafi

SpaceX përfiton një kontratë 1.4 miliard dollarësh për pesë lëshime të tjera të astronautëve të NASA-s

Partneriteti i SpaceX me NASA-n sapo është “përforcuar” me 1.4 miliard dollarë të tjerë, pasi agjencia hapësinore njoftoi të mërkurën se po zgjeronte marrëveshjen e saj me kompaninë për të mbuluar pesë misione shtesë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kontrata forcon një të ardhme të gjatë për SpaceX dhe NASA pasi ata punojnë së bashku për të nisur astronautët drejt dhe nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor.

Nisjet e reja të kontraktuara zgjasin partneritetin e tyre deri në vitin 2030 dhe e çojnë vlerën totale të kontratës në afro 5 miliardë dollarë për 14 misione astronautësh plotësisht operacionale.

SpaceX dhe NASA nënshkruan për herë të parë një marrëveshje në vitin 2014.

Në atë kohë, ajo mbuloi gjashtë lëshime të tilla astronautësh dhe vlerësohej në 2.6 miliardë dollarë.

Një mision demonstrimi i ekuipazhit – i cili shënoi nisjen e parë të astronautëve për t’u ngritur nga toka amerikane që kur programi Space Shuttle i NASA-s u tërhoq – u nis në vitin 2020.

Dhe SpaceX ka trajtuar nisjet rutinë që atëherë, me misionin e tij të pestë plotësisht operacional të planifikuar të niset këtë vjeshtë. /Telegrafi/