Telegrafi

Sow përfundon në listën e dëshirave të Arsenalit, mesfushori zbulon se Xhaka është modeli që ndjek

Mesfushori i Eintracht Frankfurt, Djibril Soë ka përfunduar në listën e dëshirave të Arsenalit për afatin e ardhshëm kalimtar të verës.

Topçinjtë po shikojnë disa lojtarë të Eintracht Frankfurt, duke përfshirë anësorin Jesper Lindstrom dhe mesfushorin Daichi Kamada.

Sipas mediumit The Sun, në radarin e tyre është gjithashtu edhe mesfushori zviceran Sow.

Nottingham Forest bëri një ofertë prej 17 milionë funtesh apo rreth 20 milionë eurosh për mesfushorin e Zvicrës verën e kaluar.

26-vjeçari iu bashkua Eintracht Frankfurtit katër vjet më parë nga Young Boys dhe nga atëherë ka qenë njëri nga lojtarët më stabil në Bundesliga.

Sow duke festuar një gol të Zvicrës së bashku me Xherdan Shaqirin dhe Xhakën

Interesantja e gjithë kësaj është se Sow e ka pranuar se bashkëlojtari i tij te Zvicra, ylli Arsenalit, Granit Xhaka është modeli që ai ndjek.

“Mbi të gjitha, Xhaka është një model si personalitet, si lider. Ai sjell një prani në fushë që nuk e kam parë aq shpesh më parë”, ka thënë Sow. /Telegraf/