Telegrafi

Southgate zbulon arsyen se pse e la jashtë listës Alexander-Arnoldin: Të tjerët po luajnë më mirë se ai

Mbetja jashtë e Trent Alexander-Arnold nga Gareth Southgate në listën e Anglisë për eliminatoret e ardhshme të Kupës së Botës për ndeshjet me San Marinon, Shqipërinë dhe Poloninë, ka shkaktuar jo pak bujë. 

Ka qenë vetë përzgjedhësi i Anglisë, Southgate, që ka folur për këtë gjë, duke treguar se pse nuk e  fitoi mbrojtësin e Liverpoolit. Sipas tij ai nuk po luan aq mirë sa të tjerët që luajnë në të njëjtën pozitë.

“Unë nuk mendoj se Trent ka luajtur në nivelin që ai kishte në dy vitet e fundit, por ai po i afrohet tani”.

“Në dy javët e fundit, ai patjetër që ka hedhur hapa në drejtimin e duhur”, ka thënë ai për situatën e mbrojtësit të Liverpoolit.

Tutje Southgate u ndal te lojtarët që ka ftuar në atë pozitë, duke iu dhënë merita të mëdha për sezonin që po kalojnë.

“Thjesht mendojmë se Reece James dhe Kieran Trippier kanë pasur sezone të jashtëzakonshme me klubet e tyre”.

“Kyle Walker është gjithashtu në formë të shkëlqyeshme”, ka thënë Southgate. /Telegrafi/