Telegrafi

Southampton 0-5 Arsenal, vlerësimi i Mustafit dhe të tjerëve (Foto)

Arsenali ka siguruar kalimin në 1\8-tën e Kupës FA pas fitores së thellë 5-0 në udhëtim te Southamptoni.

Topçinjtë kanë shënuar fitore të thellë falë dyshes sulmuese angleze, Danny  Welbeck (15’, 22’), dhe Theo Walcott (35’, 69’ 84’), të cilët i shënuan të pesë golat.

Lexo po ashtu Arsenali ‘shkatërron’ Southamptonin, kalon tutje në Kupën FA (Video)

Lojtari më i vlerësuar i takimit ishte pikërisht Welbeck me notën 9.6, i cili pos dy golave të shënuara, asistoi edhe te njëri gol i Walcottit, ndërsa nota më e ulët në ndeshje i takoi Jeck Stephens me notën 4.8.

Në këtë ndeshje, për 90 minuta luajti edhe mbrojtësi shqiptar Shkodran Mustafi, i cili pati një paraqitje të mirë dhe u vlerësua me notën 7.4. /Telegrafi/

Southampton: 

Paraqitje të dobët patën edhe Lewis dhe McQueen

Arsenal:

Vlerësim pozitiv patën edhe Walcott, Perez dhe Chamberlain