Këngëtari i njohur, Soulkid, po vjen me një videoklip të ri, i cili do të lansohet së shpejti.
Një prej këngëtarëve talent të rallë të muzikës RnB në tregun shqiptar, Soulkid, ka paralajmëruar projektin e ri.
Ai pritet të lansojë së shpejti klipin, i cili tashmë ka filluar të realizohet, teksa kënga në versionin audio është kompletuar.
Kënga është realizuar nga Zzap n’Chriss në klip të Imagine Films, kurse ky videoklip e rikthen këngëtarin, pas suksesit me klipin “Pom Pëlqen”. /Telegrafi/