Sot (e mërkurë) janë në orar për t’u zhvilluar tri ndeshje interesante në kuadër të javës së 33-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Sezoni 2020/21 në kampionatin e Kosovës ka hyrë në fazën e nxehtë finale dhe me vetëm katër ndeshje drejt fundit, pikët janë jetike për secilën skuadër.
Dhe pikërisht sot zhvillohen tri ndeshje të forta, ku luhet për titull kampioni dhe mbijetesë.
Padyshim ndeshja më interesante zhvillohet në “Stadiumin e Qytetit” në Gjilan, ku ekipi me emrin e qytetit pret rivalët lokal të Dritës.
Ndeshje interesante pritet të zhvillohet edhe në Pejë, ku në stadiumin me bari artificial në Brestovik, Besa e pret liderin Prishtinën.
“Dueli i mbijetesës” është ndeshja e tretë në orar për ditën e sotme, ku Feronikeli i rrezikuar pret Trepçën ’89 në “Rexhep Rexhepi”.
Të gjitha ndeshja janë paraparë të fillojnë nga ora 15:00. /Telegrafi/