Telegrafi

Sot zhvillohet ndeshja gjysmëfinale e Kupës së Kosovës, Ballkani pret Feronikelin

Sot (e mërkurë) do të zhvillohet ndeshja e dytë gjysmëfinale në mes të Ballkanit dhe Feronikelit.  

Dje (e martë) u zhvillua takimi i parë gjysmëfinal në mes të Prishtinës dhe Drenicës, ku fitore shënuan kryeqytetasit me rezultat 3:0.

Pas kësaj ndeshja, radha i erdhi ndeshjes tjetër gjysmëfinale në mes të Ballkanit dhe Feronikelit.

Klubi nga Suhareka është nikoqir i klubit nga Drenasi në takimin e parë gjysmëfinal, i cili pritet të zhvillohet në “Stadiumin e Qytetit”.

Kjo ndeshje është e paraparë të zhvillohet nga ora 16:00.

/Telegrafi/