Site icon Telegrafi

Sot zhvillohen tri përballje të forta në BKT Superligën e Kosovës, derbi në Gjilan

Sot (e mërkurë) janë në orar për t’u zhvilluar tri ndeshje interesante në kuadër të javës së 31-të në BKT Superligën e Kosovës.

Kampioni elitar i Kosovës ka hyrë në një fazë të nxehtë dhe klubet tashmë luftojnë më shumë se kurrë për të përmbushur objektivat e tyre të sezonit.

Kështu, pritet të ndodh edhe sot, ku janë në orar tri ndeshje, në të cilat më shumë luftohet për t’u siguruar mbijetesa.

Lexo po ashtu Tabela dhe rezultatet e ndeshjeve pas javës së 30-të në BKT Superligën e Kosovës

Ndeshja më interesante padyshim së do të zhvillohet në Gjilan, ku ekipi me emrin e qytetit e pret rivalin e vjetër, Prishtinën.

Takim i fortë pritet të jetë edhe në mes të dy skuadrave, Drenicës dhe Ulpianës, të cilat luftojnë për mbijetesë.

Në takimin e fundit, por jo nga rëndësia, Dukagjini është nikoqir i Feronikelit, të rënë tashmë edhe matematikisht nga Superliga.

Të gjitha ndeshjet pritet të fillojnë me orarin e ri, nga ora 15:00. /Telegrafi/

Exit mobile version