Telegrafi

Sot zhvillohen tri ndeshje interesante në BKT Superligën e Kosovës, vëmendja në Podujevë

Sot (e diel) janë në orar për t’u zhvilluar tri ndeshje interesante në kuadër të javës së 16-të në BKT Superligën e Kosovës në futboll.

Gjatë të shtunës u zhvilluar vetëm një ndeshje, ku Prishtina triumfoi me rezultat 3-0 në udhëtim te Ulpiana.

E diela i takon futbollit të Kosovës, pas në orar janë tri ndeshje për t’u zhvilluar dhe derbi i javës padyshim se zhvillohet në Podujevë.

Llapi është nikoqir i liderit, Gjilanit, në ndeshjen e cila pritet të zhvillohet nga ora 13:30 në stadiumin e Merdarës.

Ndeshje interesante pritet të zhvillohet edhe në “Rexhep Rexhepi” të Drenasit, ku Feronikeli i thelluar në humbje synon t’i kthehet rezultateve pozitive ndaj Ballkanit.

Takimi tjetër i ditës është ai në mes të Malishevës dhe Drenicës, takim që pritet të zhvillohet në stadiumin “Liman Gegaj”.

Këto dy ndeshje pritet të fillojnë nga ora 13:00. /Telegrafi/