Telegrafi

Sot zhvillohen ndeshjet e dyta të grupeve në Ligën e Evropës – Milani, Arsenali dhe Roma kërkojnë fitoret e radhës

Sot (e enjte) do të zhvillohet ndeshjet e dyta të grupeve në Ligën e Evropës, ku nuk mungojnë përballjet interesante dhe takimet nga skuadrat e mëdha evropiane.

Pas ndeshjeve në Ligën e Kampionëve gjatë të martës dhe të mërkurës, tani radha i ka ardhur takimeve të Ligës së Evropës që do të zhvillohet sot.

Mbrëmja e sotme do të sjell plot 24 përballje me dy oraret e përhershme, nga ora 18:55 dhe 21:00.

Nga ora 18:55, Milani e pret Sparta Pragën në kuadër të Grupit H, ndërsa në këtë orar luan edhe Tottenhami në udhëtim te Antëerp.

Nga klubet tjera të mëdha, Arsenali, Roma, Napoli dhe PSV do të luajnë ndeshjet e tyre nga ora 21:00.

Topçinjtë do të luajnë në shtëpi ndaj Dundalk, Roma e pret CSKA Sofian, Napoli udhëton te Real Sociedadi, ndërsa PSV luan në udhëtim te Omonia.

Më poshtë keni të gjitha ndeshjet dhe orarin e ndeshjeve të sotme:

/Telegrafi/