Site icon Telegrafi

Sot zhvillohen edhe tri ndeshje në Superligën e Kosovës, vëmendja tek derbi në Gjilan

Në Ipko Superligën e Kosovës sot (e mërkurë) zhvillohen edhe tri ndeshje të vlefshme për javën e 11-të.

Superliga e Kosovës ka filluar të hyjë në fazën e nxehtë tashmë pasi po zhvillohen ndeshjet e fundit të fazës së parë.

Sot (e mërkurë) janë në orar edhe tri ndeshje tjera të javës së 11-të, ku takimi më interesant pritet të zhvillohet në Gjilan.

Lexo po ashtu Formacioni më mirë i javës së 10-të në IPKO Superligë

Gjilani, lider i përbashkët në tabelë me Dritën, e pret në shtëpi Llapin në takimin që do të zhvillohet në stadiumin e qytetit.

Ndeshje interesante pritet të jetë edhe ajo që do të zhvillohet në Riza Lushta të Mitrovicës në mes të Trepçës ’89 dhe Ferizajt.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Superligës së Kosovës

Takimi tjetër dhe i fundit për këtë ditë është ai në mes të Drenicës dhe Dukagjinit që do të zhvillohet në Bajram Aliu të Skenderajt.

Të gjitha ndeshjet pritet të fillojnë nga ora 14:00, ndërsa nesër (e enjte) zhvillohen edhe dy takime tjera: Prishtina-Drita dhe Ballkani-Flamurtari.

/Telegrafi/

 

 

Exit mobile version