Sot (e mërkurë) janë në orar për t’u zhvilluar dy ndeshje në kuadër të ndeshjeve të para të Ligës së Kampionëve, në fazën çerekfinale.
Pas ndeshjeve të së martës, ku Interi fitoi 2-0 në udhëtim te Benfica dhe Manchester City triumfoi 3-0 ndaj Bayern Munich, tani radha është të dy çiftet tjera.
Në ndeshjen e parë, Milani e pret Napolin në një përballje krejtësisht italiane, e cila pritet të zhvillohet në stadiumin “San Siro”.
Në anën tjetër, përballja tjetër është ajo në mes të Real Madridit dhe Chelseat, e cila do të zhvillohet në “Santiago Bernabeu”.
🍿🍿🍿#UCL pic.twitter.com/2vs9Xkkleb
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) April 12, 2023
Të dy këto takime janë paraparë të zhvillohet me fillim nga ora 21:00.
Ndeshjet kthyese janë përcaktuar të luhen pas dy jave, apo më saktësisht më 18 prill. /Telegrafi/