Telegrafi

Sot zgjidhet lojtari më i mirë i sezonit të fundit në Ligën e Evropës

Sot (e premte), UEFA do të zgjedh edhe lojtarin më të mirë të Ligës së Evropës për sezonin 2019/20.

Në Nyon të Zvicrës me fillim nga ora 13:00 do të fillojë ceremonia për hedhjen e shortit në Ligën e Evropës.

Aty do të mësohen grupet për 48 skuadrat pjesëmarrëse, të cilat janë të gatshme për një tjetër sezon të madh.

Lexo po ashtu Sot shorti i Ligës së Evropës, ku marrin pjesë 48 klube: Gjithçka që duhet të dini

Megjithatë, kjo nuk do të jetë e tëra, pasi UEFA do ta zgjedh edhe lojtarin më të mirë të sezonit të fundit në Ligën e Evropës.

Ky çmim ka tre finalistë që vijnë nga tri skuadra të ndryshme: Sevilla, Inter dhe Manchester United.

Ever Banega, Romelu Lukaku dhe Bruno Fernandes janë në garë për çmimin e më të mirit. /Telegrafi/