Kryetari i Këshillit Evropian Donald Tusk sot do ta vizitojë Republikën e Maqedonisë, si pjesë e agjendës së tij për gjetje të mënyrës për menaxhim dhe zgjidhje të krizës së refugjatëve, transmeton Telegrafi.
Tusk, siç paralajmëroi kabineti i tij, në Shkup do të takohet me presidentin e Maqedonisë Gjorge Ivanov.
Në fukosin e bisedimeve të presidentit Ivanv dhe kryetarit të Këshillit Evropian, Donald Tusk, do të jenë përpjekjet për arritjen e zgjidhjes së përbashkët evropiane për krizën e refugjatëve, si dhe procesin e eurointegrimeve të Republikës së Maqedonisë”, njoftojnë nga kabineti i Ivanovit.
Parashikohet fillimisht të mbahet takim tet-a-tet me Ivanovin dhe Tuskun, ndësa më pas planifikon takim plenar i dy delegacioneve.
Njeriu i parë i Eurokëshillit prej sot e deri më 3 mars, përveç Shkupit, do t’i vizitojë edhe Vjenën, Lubjanën, Zagrebin dhe Athinën. Qëllimi i këtij mini turneu të tij, sipas kumtesës së Këshillit të BE-së, është “ndërtimi i konsenzusit evropian për ballafaqim me krizën e migrantëve dhe përgatitje të Samitit me Turqinë të caktuar për më 7 mars në Bruksel dhe Samitit të Këshillit të Evropës më 17-18 mars”.
Nga kabineti i Donald Tuskut njoftuan se kryetari i Këshillit Evropian gjithashtu do të takohet edhe me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg dhe me drejtorin ekzekutiv të Fronteksit, Fabris Legeri edhe atë të premtën (4 mars) në Bruksel.
Vizita e Tuskut në vendet nëpër të cilat shtrihet ruta e migrantëve në Ballkanin Perëndimor është në kontekst të vendimit të paradokohshëm të Samitit të Këshillit Evropian që të kthehet situata kur të gjitha anëtaret e zonës së Shengenit “tërësisht do ta zbatojnë kodeksin kufitar të Shengenit dhe do të refuzojnë hyrje në kufijtë e jashtëm të vendeve të treta që nuk i përmbushin kushtet për hyrje ose të cilët nuk kanë dorëzuar kërkesë për azil edhe krahas asaj që kishin mundësi që ta bëjnë këtë”.
“Për restaurimin e funksionimit të plotë të zonës së Shengenit do të nevojitet kohë dhe kjo mund të shoqërohet nga masa për zgjidhje të pasojave humanitare për vendet-anëtare që janë goditur, si me ndihmë humanitare për refugjatët sirianë dhe për vendet nga fqiu Serbia”, thuhet në kumtesën e Këshillit Evropian me rastin e vizitës së Tuskut në vendet e Ballkanit Perëndimor. /Telegrafi/