Site icon Telegrafi

Sot seanca ndaj deputetëve të Vetëvendosjes

Katër deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje pritet të paraqiten sot para Gjykatës Themelore të Prishtinës, për rastin e hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

Seanca e 10 tetorit lidhur me këtë rast ishte shtyrë për shkak të mungesës së Albin Kurtit.

Ndryshe, deputetët që do të paraqiten para Gjykatës janë Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Faton Topalli dhe Donika Kadaj-Bujupi.

 

 

Exit mobile version