Telegrafi

Sot protestuan punëtorët e fabrikës së servisimit të trenave, ”Kollska”

Para qeverisë së Maqedonisë, sot kanë protestuar të punësuarit e fabrikës së automjeteve për binarë, pra fabrika e servisimit të trenave, ”Kollska”, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sindikata e kësaj fabrike njofton se kanë kërkuar takim me kryeministrin Emil Dimitriev, nga i cili presin zgjidhje për problemin e fabrikës, që është pronë shtetërore.

Sindikalistët thonë se nuk ka punë të mjaftueshme për shkak të injorimit që u bëhet nga Hekurudhat e Maqedonisë – Transport, edhe pse më herët u arrit një marrëveshje për bashkimin e dy ndërmarrjeve dhe ”Kollska” do të ishte servisuesi i vetëm i trenave të Maqedonisë, megjithatë një gjë e këtillë nuk ndodhi.

Të punësuarit ndjehen të manipuluar, pasi që nuk ka punë, nuk kanë marrë katër rrogat e fundit, si dhe nuk kanë asnjë sigurim shëndetësor./Telegrafi/