Site icon Telegrafi

Von der Leyen ka një lajm të mirë për palestinezët

Një anije me ndihma humanitare do të niset sot për në Gazë, ka njoftuar presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Anija i përket organizatës bamirëse Open Arms të Spanjës, dhe është pjesë e përpjekjeve për krijimin e një korridori detar humanitar.

Vendimi për nisjen e ndihmave drejt tokave palestineze vjen pas lajmit se Evropa, SHBA-ja, dhe Emiratet e Bashkuara Arabe do të ndihmojnë në krijimin e korridorit detar në Gazë për të dërguar më shumë ndihma nga rajoni, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

Përpjekjet për të rritur në mënyrë dramatike ndihmat po sinjalizojnë zhgënjim në rritje sa i përket sjelljes së Izraelit që nga fillimi i konfliktit izraelito-palestinez.

Ndryshe, SHBA-ja ka konfirmuar se do të ndërtojë edhe një port në det të hapur që të lehtësojë dërgimin e ndihmave.

Von der Leyen tha se Gaza po përballet me një “katastrofë humanitare”, por Evropa “qëndron në krah të civilëve të pafajshëm”.

“Jam shumë e lumtur që sot nis ky operacion”, tha presidentja e Komisionit Evropian. /Telegrafi/

Exit mobile version