Site icon Telegrafi

Sot në Maqedoni do të shënohet Dita Evropiane e Flamurit

Lëvizja Evropiane dhe Delegacioni i BE-së në Maqedoni sot organizojnë marsh malor në Vodno, me rastin e Ditës Evropiane të Flamurit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Marshi sikur tradicionalisht, do të fillojë me ndryshimin e flamujve të Maqedonisë dhe BE-së para zyrës së Delegacionit të BE-së në Shkup, ndërsa do të mbarojë me vendosjen e dy flamujve në Vodno.

Marshi malor është pjesë e programit të shënimit të Ditës së Evropës, ndërsa manifestimi, përveç asaj që ka karakter ceremonial ka për qëllim edhe afirmimin e këtij sporti dhe aktiveteteve rekreative në bjeshkë./Telegrafi/

Exit mobile version