Telegrafi

Sot mbyllen grupet e Ligës së Evropës, shumë skuadra kërkojnë kualifikimin në ndeshjen e fundit

Sot (e enjte) janë në orar për t’u zhvilluar ndeshjet e gjashta të grupeve të Ligës së Evropës dhe të kompletohen të gjitha skuadrat e kualifikuara për raundin tjetër.

Pas emocioneve të Ligës së Kampionëve gjatë të martës dhe mërkurës, tani radha është për emocionet e garës së dytë ekipore evropiane, Ligës së Evropës.

Klube të mëdha evropiane si Manchester Unitedi, Arsenali, Roma, Lazio, Fenerbahce dhe Monaco do të dinë saktësisht në cilën pozitë do ta mbyllin grupin.

Roma rrezikon të mos e kaloj grupin pasi gjenden në vendin e tretë dhe i duhet një fitore në shtëpi ndaj Ferencvaros për të kaluar tutje.

Skuadrat tjera si Unitedi, Arsenali dhe Lazio luftojnë për tu kualifikuar nga pozita e parë, ndërsa Freiburgu, Real Betisi dhe Royal Union kanë siguruar tashmë pozitën e parë.

Ndeshjet pritet të zhvillohen në dy orare, nga ora 18:45 dhe 21:00. /Telegrafi/