Site icon Telegrafi

Mblidhet Kryesia e Kuvendit, në rend dite është ndotja e ajrit

Kuvendi i Kosovës njoftoi se sot do të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, me kryetarët e grupeve parlamentare.

Mbledhja e Kryesisë do të mbahet në ora 10:30, ndërsa në rend dite do të jetë kërkesa e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, mbështetur nga deputetët nënshkrues, për seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit, lidhur me ndotjen alarmante të ajrit.

Lexo po ashtu Prishtina vazhdon të jetë vendi me ajrin më të ndotur në botë (Foto)
Lexo po ashtu Pulmologu tregon se si duhet të mbrohen qytetarët nga ajri i ndotur (Video)

Ndryshe, në ora 12:00 në Komisionin për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor me kërkesë të Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës do të raportohet për ndotjen e ajrit në Prishtinë, e cila ka marrë përmasa shqetësuese.

Ndotja e ajrit në vendin tonë, vazhdon të jetë shqetësuese. Ndërkohë që alarmin rreth ndotjes së ambientit e ka dhënë edhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, duke u sugjeruar kosovarëve që të dalin në qytet me maska. /Telegrafi/

Foto: Arkiv

Exit mobile version