Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) do ta mbajë sot (e mërkurë) Kuvendin Zgjedhor me fillim nga ora 11:00 në objektivin ku operon.
Pas shumë zhurmave, paqartësive dhe kontestimeve, Kuvendit Zgjedhor të FFK-së i ka ardhur dita.
Ky Kuvend pritet të mbahet sot (e mërkurë) me fillim nga ora 11:00 në objektet e FFK-së.
Kandidat i vetëm për kryetar do të jetë kryetari aktual, Agim Ademi, pasi kundër-kandidati i paralajmëruar Gramoz Vokrri nuk u licencua nga bordi i verifikimit të FFK-së.
Ishte vet FFK-së që njoftoi gjatë të martës për siç e quajte ata “Kuvendin e Rregullt Zgjedhor”.
“Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se nesër (më 6 prill 2022) në ora 11:00 do të mbahet Kuvendi i Rregullt Zgjedhor. Kuvendi mbahet në selinë e FFK-së”.
“Pas përfundimit të Kuvendit, presidenti Ademi njëherësh kandidati i vetëm në zgjedhjet e 6 prillit, do të jetë në dispozicion të mediave për t’u prononcuar dhe për t’iu përgjigjur pyetjeve”, njoftoi FFK.
Ky kuvend do të jetë i mbyllur për mediat shkaku i “hapësirës dhe numrit të kufizuar të pjesëmarrësve”.
Megjithatë, në njjoftimin e FFK-së u tha se do transmetohet drejtpërdrejt nga Art Motion si dhe në rrjetet sociale të FFK-së. /Telegrafi/