Maratona e Euro 2024 vazhdon edhe ditën e sotme, me tre ndeshje shumë interesante që janë në program për tu zhvilluar.
Në fakt ditën e sotme përfundon edhe xhiro e dytë në Euro 2024.
Ndeshja e parë në program për tu zhvilluar është ajo mes Gjeorgjisë dhe Republikës Çeke, që zhvillohet me fillim nga ora 15:00 në Volksparkstadion në Hamburg.
Nga ora 18:00 në Signal Iduna Park në Dortmund do të zhvillohet ndeshja kryesore e ditës së sotme, ku përballen Turqia dhe Portugalia.
🇬🇪🇨🇿🇹🇷🇵🇹🇧🇪🇷🇴
Who are you supporting?@bookingcom | #EUROfixtures pic.twitter.com/A8dKULcS8B
— UEFA EURO 2024 (@EURO2024) June 22, 2024
Të dyja ekipet kanë marrë nga tre pikë në xhiron e parë dhe fitorja eventuale sot për njërën apo tjetrën skuadër do të thotë kalim i grupit tutje.
Ndërkohë ndeshja e fundit e ditës së sotme do të zhvillohet në RheinEnergieStadion në Koln me fillim nga ora 21:00.
Belgjika do të kërkojë pikët e para në Euro 2024, në përballje me Rumaninë. /Telegrafi/