Telegrafi

Sot hidhet shorti edhe në Ligën e Evropës – 32 skuadra do t’i mësojnë kundërshtarët e tyre

Sot do të hidhet edhe shorti në Ligën e Evropës, ku 32 skuadrat do t’i mësojnë kundërshtarët e tyre.

Fillimisht, nga ora 12:00, do të ndjekim shortin e Ligës së Kampionëve dhe më pas do të jetë ai i garës së dytë më të rëndësishme në Evropë për klube.

Shorti i Ligës së Evropës do të hidhet në ora 13:00 sipas kohës tonë lokale në Nyon të Zvicrës.

Tashmë janë mësuar emrat e 32 skuadrave që kanë kaluar në fazën e eliminimit direkt, derisa janë përcaktuar edhe vazot ku do të jenë.

Vazo e parë:

Ajax (Holandë) *

Arsenal (Angli)

Arsenal (Foto: Julian Finney/Getty Images/Guliver)

Braga (Portugali)

Basel (Zvicër)

Benfica (Portugali) *

Celtic (Skoci)

Espanyol (Spanjë)

Gent (Belgjikë)

Inter (Itali) *

Inter (Foto: FC Inter/Twitter)

İstanbul Başakşehir (Turqi)

LASK (Austri)

Malmo (Suedi)

Manchester United (Angli)

Porto (Portugali)

Salzburg (Austri) *

Sevilla (Spanjë)

Vazo e dytë:

APOEL (Qipro)

AZ Alkmaar (Holandë)

Bayer Leverkusen (Gjermani) *

CFR Cluj (Rumani)

Club Brugge (Belgjikë) *

Copenhagen (Danimarkë)

Eintracht Frankfurt (Gjermani)

Getafe (Spanjë)

Ludogorets (Bulgari)

Olympiacos (Greqi) *

Rangers (Soci)

Roma (Itali)

Shakhtar Donetsk (Ukrainë) *

Sporting CP (Portugali)

Wolfsburg (Gjermani)

Wolves  (Angli)

(skuadra që kanë një (*) janë transferuar nga Liga e Kampionëve)

Favorit për ta fituar këtë trofe në këtë edicion shihen skuadra si: Manchester United, Inter, Arsenal, Roma dhe Ajax. /Telegrafi/