Telegrafi

Sot, gjashtë vite më parë Messi e kishte mundur i vetëm skuadrën angleze (Video)

Lionel Messi është një ndër lojtarë më të mëdhenj që ka parë bota e futbollit.

Me atë në krye Barcelona ka renditur shumë tituj viteve të fundit, në mesin e tyre edhe tre Liga të Kampionëve.

Sot, gjashtë vite më parë Messi kishte mundur i vetëm Arsenalin.

Argjentinasi kishte shënuar katër gola në Camp Nou ndaj Topçinjve në kuadër të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/