Site icon Telegrafi

Sot dita e dytë e mbledhjeve të qeverisë dhe PS-së në Shëngjin, në fokus objektivat për vitin 2024

Këtë të mërkurë, vazhdon mbledhjet informale e thirrur nga Kryeministri Edi Rama në Shëngjin me strukturat e qeverisë, Partisë Socialiste dhe Parlamentit.

Në fokus do të jenë objektivat e qeverisë gjatë 2024-tës dhe do të vijojë analizimi realizimit të detyrave lënë nga mbledhja e ngjashme zhvilluar vitin e shkuar në Tepelenë.

Një ditë më parë, kryeministri Edi Rama e vuri theksin në përmirësimin e punës të komisioneve parlamentare dhe një forcim të më tejshëm të partisë në bazë, ndërsa u analizua prezenca e deputetëve në seanca plenare, mbledhje grupi e komisione si dhe vijimësia e jetës parlamentare pas incidenteve dhe bllokimit të opozitës.

Mbledhjet ditore do të përmbyllen sot, me një takim mes kabinetin qeverisës, po me dyer të mbyllura. /Telegrafi/

 

Exit mobile version