Telegrafi

Sot dhe para 25 viteve me të njëjtën veshje: Mihrije Braha, trendi atëherë dhe sot (Foto)

Këngëtarja Mihrije Braha e ka nisur shumë e re karrierën e saj si këngëtare.

Gjithnjë me prodhime muzikore të bukura në treg, me elegancë skenike dhe e fortë në interpretim, është kjo Mihrije Braha e cila festoi shumë dekada në skenë.

Është shquar gjithmonë për bukurinë dhe dukjen e saj, e cila përkundër moshës ka qenë thuajse çdo herë dinjitoze dhe ndoshta befasuese.

Lexo po ashtu Mihrije Braha në 25 vjetorin e martesës, shfaqet në fotografi me vello (Foto)

Ndër të paktat artiste që do të guxonte të vishej me të njëjtën veshje, të cilën është veshur 20 vite më parë, dhe prapë do dukej bukur.

Në një fotografi të siguruar nga arkivat, Telegrafi ju sjell dy imazhe, të cilat shfaqin këngëtaren Mihrije Braha se si dukej para 25 viteve, dhe si duket tani me po të njëjtën veshje.

Një palë xhinse, rrip këpucë të kuqe, Mihrija qëndron në po të njëjtën formë, për të mos thënë që duket veç edhe më e bukur në ditët e sotme. /Telegrafi/