Telegrafi

Sot debuton seria Samsung Galaxy S24

Gjiganti teknologjik Samsung do të mbajë sot eventin “Galaxy Unpacked” në San Jose të SHBA-së ku pritet të lansohet seria e shumëpritur e telefonave, Galaxy S24.

Seria S24 do të debutojë si vazhdimi i serisë Galaxy S23 të vitit të kaluar dhe për një kohë të gjatë ka pasur raportime të shumta për specifikat që do të përmbajë kjo seri, transmeton Telegrafi.

Samsung po e zhvillon eventin Unpacked më herët se zakonisht, kjo pasi seria Galaxy S23 u lansua më 1 shkurt 2023 derisa linja S22 debutoi më 9 shkurt të vitit 2022.

Lexo po ashtu Specifikat e serisë S24 që pritet të lansohet së shpejti

Kjo seri e gjigantit teknologjik është më e rëndësishmja në aspektin e telefonave inteligjentë dhe do të përmbajë modelin bazë S24, modelin S24+ dhe Modelin S24 Ultra.

Lexo po ashtu Samsung Galaxy S24 Ultra mund të vijë me kornizë titani?

Eventi i Samsung për lansimin e shumëpritur do të fillojë nga ora 19:00 me kohën në Kosovë. Eventi për lansimin e kësaj linje mund ta ndiqni drejtpërdrejt në YouTube përmes linkut të publikuar nga vetë kompania. /Telegrafi/