Site icon Telegrafi

Sot 15-të vite më parë Barca ishte eliminuar në UEFA nga ky klub anglez (Foto/Video)

Liverpooli është një nga klubet më të suksesshme në arenën evropiane.

Reds kanë pesë Liga të Kampionëve dhe tre Liga të Evropës, hera e fundit që Liverpooli e fitoi Ligë e Evropës ishte në sezonin 2000/01.

Sot 15-të vite më parë klubi i drejtuar nga Gerard Hollier, kishte eliminuar Barcelonën me golin e Gary McAllister  nga pika e bardhë.

Ndeshja e parë në Spanjë kishte përfunduar me rezultat 0-0 dhe kështu goli i McAllister në ndeshjen e dytë  ishte vendimtar.

Në finale Reds triumfuan ndaj Deportivo Alaves dhe kështu fituan Ligën e Evropës për të tretën herë në historinë e tyre.

Formacioni i Liverpoolit në atë ndeshje ishte: Westerveld, Babbel, Henchoz, Hyypia, Carragher, Gerrard, Hamann, McAllister, Smicer, Heskey, Owen.

Formacioni i Barcelonës në atë ndeshje ishte: Reina, Reiziger, de Boer, Puyol, Petit, Luis Enrique, Cocu, Guardiola, Overmars, Rivaldo, Kluivert. /Telegrafi/

Më poshtë keni videon me golin dhe rastet nga ndeshja.

Exit mobile version