Emisarin i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen tashmë ka arritur në Kosovë.
Ai është pritur nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ku edhe tashmë ka filluar takimi mes tyre.
Mediat u lejuan të marrin pamje vetëm në fillim të takimit.
Kjo është vizita e parë e Sorensenit në Kosovë. Ai do të takohet edhe me kryeministrin, Albin Kurti si dhe kryenegociatorin kosovar për dialog, Besnik Bislimi.
Emisari i BE-së do të qëndrojë në Kosovë deri më 19 mars. /Telegrafi/