Telegrafi

Sonte vjen bashkëpunimi i parë ndërkombëtar i Bleros, me Franques dhe JD (Foto)

Këngëtari Blero është pa dyshim një ndër emrat më aktiv të skenës.

Duket se edhe për këtë verë, këngëtari ka punuar shumë fort për të sjell në treg sa më shumë këngë dhe bashkëpunime të reja.

E një ndëra ta do të jetë pikërisht edhe “Out of my head”, i cili do të lansohet sonte (e premte), dhe është bashkëpunimi i parë i Bleros me emra ndërkombëtarë.

Lexo po ashtu Blero flet rreth bashkëpunimit të ri me Alex, imazhe ekskluzive nga xhirimet e klipit në Turqi (Foto)

Këtë projekt e ka paralajmëruar dhe do ta hedh në treg edhe kompania më e madhe muzikore në Rumani, “Roton Music”.

“Out of my head” është realizuar me klip, gjersa pritet të lansohet sonte në orën 18:00. /Telegrafi/