Telegrafi

Sonte spektakël në Arthur’s me reperin S4MM, Morena Tarakun dhe Dagz & PM

Arthur’s aktualisht po vendos standarde të reja të jetës së natës në Pejë.

Një prej klubeve që gjithmonë është i stërmbushur gjatë verës e ka gati mbrëmjen e radhës.

Mbrëmja e të mërkurës do të jetë spektakolare në këtë klub të natës me reperin dhe këngëtaren që do të performojnë për herë të parë.

Për atmosferën do të kujdesen po ashtu edhe Dagz e PM, të cilët po ashtu njihen si krijues të atmosferës.

Arthur’s kështu vazhdon me mbrëmjet e mëdha gjatë kësaj vere ku priten befasi tjera të mëdha. /Telegrafi/