Site icon Telegrafi

Sonte seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit, pritet zgjedhja e Vjosa Osmanit kryeparlametare

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci, ka konfirmuar se sonte do të ketë seancë të jashtëzakonshme, ku pritet të votohet kryetarja e re e Kuvendit të Kosovës.

Nagavci ka thënë se kjo seancë po mbahet pas kërkesë së 42 deputetëve, transmeton Telegrafi.

“Kryesia mbajti një mbledhje pas kërkesës së 42 deputetëve  për të thirrur një seancë të jashtëzakonshme , kjo seancë u vendos që të mbahet sonte në ora 19:00 seanca ka një pikë të rendit twë ditës,  Vjosa Osmani do te jetë e kandiduar nga LVV”, tha ajo para mediave.

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës me 66 vota për dhe 10 abstenime e votoi Qeverinë e Re të Republikës të udhëhequr nga Albin Kurti. Të pranishëm në seancë ishin 76 deputetë, kurse para votimit, seancën e kanë braktisur deputetët e PDK-së dhe AAK-së. /Telegrafi/

Exit mobile version