Site icon Telegrafi

Sonte publikohet kënga për Kombëtaren nga Arta, Goldi dhe Arbas

Dy ditë para ndeshjes Shqipëri- Serbi, vjen një këngë kushtuar Kombëtares shqiptare.

Arta Bajrami, Gold Ag dhe Don Arbas kanë përpunuar këngën e vjetër “Shqipëri o nëna ime”, duke e sjellur në versionin e tyre si dhuratë për kombëtaren, transmeton Telegrafi.

Artistët e njohur kanë realizuar edhe videoklipin e kësaj kënge me produksionin Imagine, të cilën do ta publikojnë sonte në rreth orës 18:00.

Pjesë e këtij projekti janë edhe tifo grupi Plisat. /Telegrafi/


Exit mobile version