Site icon Telegrafi

Sonte në Teatrin “Hadi Shehu” shfaqet shfaqja mysafire “Të gjashtët kundër Turqisë”

Sonte me fillim nga ora 20:0o, teatri i qytetit të Gjakovës “Hadi Shehu” do të mirëpres në skenën e këtij teatri shfaqjen mysafire “Të gjashtët kundër Turqisë”, shfaqje kjo prodhim i Qendrës Multimedia.

Kjo nismë teatrore eksploron degradimin e demokracisë dhe ngritjen e regjimeve populiste-nacionaliste dhe autoritarizmit në Evropë.

Krijuar nga një kolektiv ndërkombëtar teatror me artistë nga Kosova, Turqia dhe vende të tjera të BE-së.

Kjo shfaqje do të performohet në gjuhën shqipe, gjuhën angleze dhe gjuhën turke, ndërsa pjesë e trupës së aktorëve të kësaj shfaqjeje janë Adrian Morina, Ernest Malazogu, Shpetim Selmani, Verona Koxha, Albina Krasniqi, Don Shala. /Telegrafi/

Exit mobile version